Teknologji Auto

Zbulohet pamja e furgonit të ardhshëm të Opel

Në vazhdën e planeve të prodhuesit gjerman të automjeteve Opel për të kaluar tërësisht në prodhimin e veturave elektrike, ajo ka vendosur të përditësoj disa modele që janë aktualisht në treg duke i prodhuar në versionin elektrik.

Do nis me furgonin e vogël Combo Life, fotot e të cilit u bënë gjatë një testimi.

Të gjitha ndryshimet që do të bëjë Opel janë në pjesën e përparme të furgonit. Përkundër fshehjes së pamjes, disa elemente janë të pamundura të mos vërehen, duke nisur nga hyrjet e ajrit që janë të rivendosura në skajet e jashtme të parakolpit të përparmë, të cilat gjithashtu strehojnë dritat e mjegullës.

Parakolpi i ri do të vendoset nën një grilë të ridizajnuar. Është e vështirë të thuhet nëse do të rritet apo do të tkurret, por çfarëdo që të vendosë Opel, prodhuesi i automjeteve do ta rrethojë atë me fenerët e rinovuar që paraqesin grafikë të reja të brendshme.

Opel ka lënë plotësisht të ekspozuar pjesën e pasme të furgonit sepse nuk ka ndryshuar asgjë. Edhe dritat e pasme mbeten të pandryshuara dhe një spoiler i vogël i çatisë vazhdon t’i shtojë një pamje sportive Combo Life.

Stili i përditësuar i furgonit duhet të përfshijë përmirësime në sistemin elektrik të Combo-e Life. Opel ka të ngjarë të rrisë kapacitetin e baterisë dhe të përmirësojë rrezen, e cila aktualisht është 285 kilometra bazuar në WLTP të Evropës. Ne nuk presim që marka të përditësojë në mënyrë të konsiderueshme pjesën tjetër të opsioneve të grupit të fuqisë.

/Shqip.com