Zyrtare: Malisheva emëron trajnerin e ri
Publikuar:
(21.06.2023 19:41:54)

FC Malisheva ka emëruar trajnerin për edicionin 2023/24. Klubi i Superligës, të mërkurën e ka prezantuar trajnerin Senad Alirifa.
Ai ka qenë në të shkuarën në krye të Malishevës, ndërsa rikthehet në postin e kryetrajnerit pas dy vjetësh e gjysmë, raporton klubi i Malishevës.

Ai e ka udhëhequr Malishevën kur garonte në Ligën e Dytë, duke e rikthyer në Ligën e parë, përpara se të largohej.
Klubi nuk ka dhënë detajet e marrëveshjes, por ka shtuar se me padurim pret që trajneri Alirifa ta fillojë punën e tij te Malisheva në rrugëtimin drejt Evropës.
Malisheva në pjesën e fundit të edicionit të shkuar në Superligë, u drejtua nga Bylbyl Sokoli.
/Shqip.com