Shaqiri dhuroi një asistim të jashtëzakonshëm në ndeshjen Zvicër – Rumani

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka dhuruar një asistim fantastik në barazimin e Zvicrës ndaj Rumanisë të hënën mbrëma.
Zvicra ishte duke fituar 2-0, por në fund barazoi 2-2 ndaj Rumanisë në shtëpi në ndeshjen e vlefshme të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.
Golat për Helvetikët u shënuan nga Zeki Amdouni (28’, 41’), ndërsa për rumunët Valentin Mihaila (89’, 90+).
Megjithatë, goli i dytë i vendasve ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen dhe kjo për shkak të yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri ka dhuruar një asistim maestral me trinën e brendshme për Amdouni, duke e gjetur saktë sulmuesin e Zvicrës në një distancë prej rreth 30-40 metrave.
Asistimi i djaloshit nga Gjilani ka pushtuar tashmë rrjetet sociale, ndërsa nuk la pa zënë vend edhe në faqen zyrtare të UEFA-s.
🇨🇭 An outrageous outside of the foot assist from Shaqiri 🤤#EQSkills | @HisenseSports pic.twitter.com/oFcVf0jHmv
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 19, 2023
/Shqip.com