Lajme Botë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve

Refugjatët/Ilustrim

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve në të cilën nderohen refugjatët në mbarë botën.

Në këtë ditë “festohet forca dhe kuraja e njerëzve që janë detyruar të ikin nga vendlindja e tyre për shkak të konfliktit apo persekutimit”, shkruan UNHCR-ja.

Kjo ditë kishte filluar të shënohej më 20 qershor të vitit 2001, me të cilën ishte përkujtuar përvjetori i 50-të i Konventës për Statusin e Refugjatëve, dhe u dedikohet refugjatëve në mbarë globin.

Një ditë e tillë ka simbolikë të fuqishme edhe për shqiptarët e Kosovës të cilët përgjatë historisë ishin detyruar të ikin nga vendlindja si pasojë e okupimit, e sidomos gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1999.

/Shqip.com