Anija e pasagjerëve në Filipine merr flakë në det
Publikuar:
(18.06.2023 16:49:37)

Anija e pasagjerëve në Filipine ka marrë flakë në det
Roja Bregdetare e Filipineve ka përdorur një top uji për të shuar zjarrin që shpërtheu në një traget pasagjerësh.
“Esperanza Star” po udhëtonte mes provincave kur zjarri filloi në ishullin Bohol.
Zyrtarët kanë njoftuar se ishin rreth 120 pasagjerë dhe nuk është raportuar për viktima.
Shkaku i ngjarjes është ende duke u hetuar.
/Shqip.com