Osmani diskuton me homologun gjerman për zhvillimet e fundit në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, aktualisht është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Berlin.
Ajo tha se në kuadër të margjinave të “SOWG Berlin, 2023”, ka takuar edhe presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Me homologun e saj, Osmani tha se pati rastin që të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera Kosovë-Gjermani, konfirmuam gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal”, ka shkruar ajo në Twitter.
In the margins of @SOWG_Berlin2023, I had the chance to discuss recent developments in 🇽🇰 with 🇩🇪 President Steinmeier.
In the spirit of great 🇽🇰-🇩🇪 relations, we confirmed the readiness for continuous cooperation & coordination at the benefit of regional peace and stability. pic.twitter.com/vQFAYI2d2R
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 18, 2023
/Shqip.com