Sport Shqiptar

Shqipëri – Moldavi, bëhet i ditur numri i biletave të shitura

Shqipëria do të përballet këtë të shtunë me Moldavinë për kualifikueset e EURO 2024, sfidë që luhet në “Air Albania”.

Tifozët kanë shfaqur një interes të jashtëzakonshëm për të ndjekur Kombëtaren nga afër.

Deri të premten janë shitur plot 16.347 bileta, ndërsa vazhdojnë shitjet e tjera.

Shqipëria luan kualifikueset për një vend në Evropianin 2024 dhe një rezultat pozitiv në “Air Albania” do të ishte shumë i rëndësishëm.

/Shqip.com