Zyrtare: Xhuliano Skuka huazohet nga Metzi jashtë Francës
Publikuar:
(15.06.2023 20:06:13)

Sulmuesi shqiptar, Xhuliano Skuka është huazuar nga Metz tek Maribori në Slloveni.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ekipi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Skuka në janar të këtij viti u transferua në Metz nga Partizani i Tiranës për 1.5 milionë euro.
Te Metz nuk e gjeti shkëlqimin që pritej, shkruan Shqip.com.
Skuka është pjesë edhe e Kombëtares së Shqipë3risë.
/Shqip.com