Pas vërshimeve, lumi Tërstena në Vushtrri del nga shtrati

Vërshime të shumta janë regjistruar në orët e vona të së mërkurës në Vushtrri.
Në pamjet e siguruara nga njëra pjesë e qytetit, që tashmë po përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike.
Në anën tjetër, autoritetet e komunës gjegjëse konfirmuan se Lumi Tërstena ka dalë nga shtrati, andaj edhe ka ftuar për kujdes të shtuar.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar Qytetarë
Pas vërshimeve të fundit që ndodhën në orët e mbrëmjes situata në teren nuk është aspak e mirë sidomos me daljen nga shtrati të lumit Tërstena.
Andaj ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit. Kryetari i Komunës ka marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në teren.
Ftojmë qytetarët të cilët banojnë Afër Lumit Podranqa dhe Tërstena që të përgatiten për evakuim.
Numrat Kontaktues:
049-115-559
044-196-814
045-398-969
Drejtoria e Emergjencave
/Shqip.com