Kidnapimi i policëve kosovarë, Petkoviq paralajmëron konferencë për media

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, sot më 14 qershor në ora 16:00 do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media në sallën e shtypit të Qeverisë së Serbisë.
Konferenca raportohet se ka të bëjë lidhur me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë kosovarë nga forcat serbe në Veri.
Kujtojmë se, Policia e Kosovës ka njoftuar se në thellësi të territorit të Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues.
Sipas njoftimit të policisë, njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.
/Shqip.com