Sport Shqiptar

Prishtina zyrtarizon përforcimet e para

Prishtina ka nisur mobilizimin për edicionin e ri. Kryeqytetasit, menjëherë pasi kanë vendosur për trajnerin që do ta udhëheqë skuadrën, detyrë kjo që iu besua Debatik Currit, është përforcuar edhe me dy lojtarë.

Skuadra bardhekaltër ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me dy lojtarë të Ferizajt, Drilon Islamin dhe Albin Krasniqin që kanë pranuar të vishen me të njëjtat ngjyra, por në një mjedis tjetër.

Prishtina përfundoi e pesta në kampionat, ndërsa është fituese e Kupës së Kosovës.

/Shqip.com