Guardiola bëhet trajneri i parë që e arrin këtë sukses
Publikuar:
(10.06.2023 23:47:34)

Pep Guardiola e udhëhoqi Manchester Cityn drejt triumfit të Ligës së Kampionëve përgjatë këtij sezoni, duke fituar “Tripletën”.
Spanjolli u bë trajneri i parë në historinë e futbollit që ka arritur të fitojë dy herë “Tripletën” dhe madje me dy skuadra të ndryshme.

Për herë të parë ai e bëri me Barcelonën në sezonin 2008/09, e pati fituar Kupën e Mbretit, titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa tjetra ishte këtë sezon me Manchester Cityn triumfoi në FA Cup, Ligën Premiere dhe Ligën e Kampionëve.
/Shqip.com