Sport Shqiptar

Giresse kërkon përqendrim maksimal

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka kërkuar fokusim maksimal nga ekipi i tij për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Ai në konferencë për media ka thënë se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve, prandaj do të mundohen të përgatiten maksimalisht.

“Nuk do koment fakti se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Ajo çfarë do të bëjmë për këto dy përballje është që të tentojmë të mendojmë sa më pak për atë çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Do të mobilizohemi të përgatitemi sa më mirë. Ju i referoheni dy ndeshjeve të kaluara që u mbyllën baras kur thoni se kishim dy rezultate negative, por unë nuk konsideroj se rezultati me Izraelin ishte negativ, nëse po ai me Andorrën. Prandaj duhet të fokusohemi dhe të shohim përpara”, ka theksuar Giresse.

Më pas Giresse iu ka përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth mosgrumbullimit të Florent Hadërgjonajt, Valon Berishës, Arbër Zenelit, Zymer Bytyqit, Arbnor Mujës e Mirlind Dakut.

Sa i përket Hadërgjonajt, ai ka thënë se mungesa ka të bëjë me arsye personale të lojtarit, derisa për Berishën, Zenelin, Dakun dhe Bytyqin ka thënë se ka qenë zgjedhje e tij sportive.

/Shqip.com