Sport Ndërkombëtar

Icardi drejt rikthimit në Serie A

Sulmuesi i PSG, Mauro Icardi, i huazuar te Galatasaray e ka gjetur formën e duhur në Stamboll, duke realizuar 23 gola dhe 8 asistime në 26 ndeshje të luajtura.

Icardi u shpall kampion i Turqisë me Galatasarayn, por nuk do të qëndrojë shumë gjatë në Stamboll, pasi sipas raportimeve të fundit gjiganti italian synon transferimin e argjentinasit.

Sipas Calcio Mercato, Roma synon transferimin e Icardit dhe “Giallorosët” kanë arritur marrëveshje me PSG për transferimin e 30-vjeçarit.

Mourinho e ka piketuar Icardin si përforcimin ideal për vijën e sulmit, pas lëndimit të Tammy Abraham.

/Shqip.com