Lajme

AAK i reagon Kusari-Lilës: Ndalni mashtrimet

Drejtori i Informimit në AAK, Lulëzim Blaka
Drejtori i Informimit në AAK, Lulëzim Blaka

Drejtori i Informimit në AAK, Lulëzim Blaka, ka drejtuar një porosi në drejtim të shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari.

“Mimoza Kusari paska deklaru se se situata ka qenë më dramatike me taksën ndaj Serbisë nga Qeveria Haradinaj, se sa sot me sanksionet amerikane ndaj Kurtit. Po ta rikujtojmë se taksa u vendos me 21 nëntor 2018, e falë koordinimit dhe bashkërendimit të Kryeministrit Haradinaj me Amerikën arritëm ta kalojmë krijimin e Ushtrisë, veç pak ditë më vonë, me 14 dhjetor 2018”, ka shkruar Blaka në Facebook.

Lexo edhe:
Kusari-Lila: Kosova nuk do të sanksionohet nga ShBA dhe BE

Drejtori i Informimit në AAK, ka përfunduar adresimin e tij me pyetje dhe porosi për Kusari Likën.

“Ku po e shihni gjendjen më dramatike në atë kohë sesa tani Mimoza Kusari? Flisni drejt para qytetarëve, mjaft me mashtrime”, ka shkruar Blaka.

/Shqip.com