Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar për tri vjet
Publikuar:
(07.06.2023 10:39:07)

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës, se është dhunuar nga një person për pothuajse tri vjet.
Siç thuhet në raportin e Policisë, i dyshuari, e ka detyruar gruan të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj
“Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën kohore 2020 – 2023, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në raport.
Ndërsa, u bë e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.
/Shqip.com