“Mbreti egjiptian” po dhuron “art” në “Anfield Road”

Mohamed Salah është duke kaluar nëpër formë jetësore me Liverpoolin.
Edhe pse “The Reds” nuk arritën që të shënojnë fitore ndaj Manchester Cityt, Salah realizoi një gol dhe pati paraqitje mjaftë të mirë, shkruan Shqip.com.
Për sulmuesi egjiptian ky ishte i goli i shtatë radhazi i shënuar në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Një gol kundër Chelseat
Një gol kundër Leeds
Një gol kundër Milan
Një gol kundër Palace
Një gol kundër Brentford
Dy gola kundër Portos
Një gol kundër Man City
29 vjeçari ka tundur rrjetën gjashtë herë këtë sezonë në Premierligë, kurse keq nuk qëndron as në Ligën e Kampionëve ku është autor i tre golave në dy ndeshje të zhvilluara.
Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017, kur ekipi anglez për të siguruar shërbimet e tij i kishte paguar Romës afër 40 milionë euro.
Në përgjithësi, ai është realizator i 133 golave me ekipin anglez, ndërsa ka zhvilluar gjthsej 221 paraqitje./Shqip.com