Lajme

Nesër shënohet Dita e Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë

Të martën shënohet Dita e Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë.

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se do të organizojë disa aktivitete në nder të kësaj dite.

Aktivitetet do të mbahen sipas kësaj agjende:

Në ora 10:30 Homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në Shipol.

Në ora 11:00 Inaugurimi i punimeve për pllakën përkujtimore tek “Parku Solana”.

Në ora 12:00 Manifestimi qendror kushtuar Ditës së Dëshmorëve në sheshin “Mehë Uka”.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkëngjiten këtyre aktiviteteve.

/Shqip.com