Lajme Botë

Zelenskyy: Pushtimi rus ka vrarë të paktën 500 fëmijë

Volodymyr Zelensky/ Marrë nga CNN
Volodymyr Zelensky/ Marrë nga CNN

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se të paktën 500 fëmijë ukrainas janë vrarë që nga pushtimi rus.

Zelenskiy këtë statistikë, e tha disa orë pasi punonjësit e shpëtimit gjetën trupin e një dy vjeçari që vdiq në një nga sulmet e fundit ruse.

“Armët dhe urrejtja ruse, të cilat vazhdojnë të marrin dhe shkatërrojnë jetën e fëmijëve ukrainas çdo ditë, kanë vrarë qindra që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022”.

“Shumë prej tyre mund të ishin bërë studiues të famshëm, artistë, kampionë sporti, duke kontribuar në historinë e Ukrainës,” shtoi ai.

Zelenskiy tha se ishte e pamundur të përcaktohet numri i saktë i fëmijëve që ishin viktima për shkak të luftimeve të vazhdueshme dhe për shkak se disa zona ishin nën pushtimin rus.

/Shqip.com