Lajme

Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë nesër nuk mban mësim, shkak rrënimet afër tij

Rrënime në lagjen "Lakrishtë"

Gjimnazi “Xhevdet Doda” në kryeqytet të hënën e 4 tetorit nuk do të mbajë mësim.

Nga ky institucion arsimor kanë njoftuar nxënësit dhe mësimdhënësit përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook.

Përmes njoftimit thuhet se Ministria e Planifikimit dhe Mjedisit do të bëjë disa vlerësime mjedisore në atë rrethinë.

E krejt kjo ka ardhur pas rrënimit të një ndërtese në lagjen “Lakrishtë” e cila dyshohet të ketë pasur material të azbestit, i cili konsiderohet të jetë kancerogjen./SHQIP.com