Sport Shqiptar

Ferizaj dhe Liria do ta zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, publikohen formacionet zyrtare

Ferizaj dhe Liria do ta zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, pasi do të përballen në finalen e barazhit.

Ferizaj e mbylli sezonin e rregullt në pozitën e tetë, ndërsa Liria fitoi barazhin e Ligës së Parë ndaj Ulpianës.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave zhvillohet sot nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në këtë takim stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, teksa dy tifozeritë “Ujqit” dhe “Arpagjik” priten të jenë në numër jashtëzakonisht të madh.

Fituesi i këtij ballafaqimi do luajë në Superligë edicionin e ardhshëm, teksa humbësi në Ligën e Parë.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Jovanovski, Cakolli, Halili, Bardhi, Avdulli, Shabani, Sefa, Islami, Krasniqi, Sadriu, Panadic.

Liria: Pas pak..

/Shqip.com