Sulmohet fizikisht një person në Prishtinë
Publikuar:
(04.06.2023 09:43:46)

Policia e Kosovës njofton se një person e ka sulmuar fizikisht një person tjetër në Prishtinë.
Në këtë përleshje ka ndërhyrë një person, i cili është lënduar dhe po ashtu është alivanosur një grua.
Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Besi, Prishtinë 02.06.2023 – 19:35. I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht ankuesin mashkull kosovar. Gjatë ndërhyrjes për të evituar sulmin, është lënduar viktima mashkull kosovar dhe është alivanosur viktima femër kosovare, të cilëve i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.
/Shqip.com