Lajme

Rama: Kurti dhe Osmani nuk kanë kërkuar të konsultohen me mua

Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se as me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe as me Presidenten, Vjosa Osmani nuk kanë diskutuar për incidentet që po ndodhin në veri të vendit me popullsinë serbe.

Ai tha se nuk është kërkuar konsultim nga Kosova, e sipas tij, kjo është në të drejtë të tyre pasi janë shtet i pavarur.

Tutje, ai ka theksuar se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të BE-së dhe të SHBA-së.

“Kosova duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme dhe serbët të kthehen në institucione. Situata e krijuar në veri të Kosovës, po e dëmton Kosovën në sytë e botës demokratike”, tha Rama në Opinion.

Rama ka vazhduar duke thënë se, homologu i tij i Kosovës, Albin Kurti e ka të gjithë situatën në dorë dhe mund ta kthejë pa qenë nevoja që të përshkallëzohet.

/Shqip.com