Rekordmeni i Napolit i jep fund karrierës

Marek Hamsik ka vendosur të tërhiqet nga futbolli. Ish-kapiteni i Napolit, u transferua verën e vitit të kaluar te Trabzonspori.
35-vjeçari realizoi 3 gola gjatë këtij sezoni me skuadrën turke, ndërkohë që të shtunën do të zhvillojë ndeshjen e fundit si profesionit.
“Të shtunën do të luaj ndeshjen e fundit. Trabzonspori do të jetë skuadra ime e fundit. Dua të falënderoj gjithë klubet për të cilat kam luajtur.
Ishte një udhëtim i bukur. Do i shijoj në maksimum këto momente. Mund të mos shpërthej në lot, por jam i lumtur dhe krenar me veten.
Familja dhe miqtë e mi dëshironin që të kthehesha në shtëpi, në Bratislavë”, theksoi Hamsik gjatë konferencës për shtypin përpara sfidës ndaj Alanyasporit.

Hamsik mbajti shiritin e kapitenit në kombëtaren sllovake, fanellën e së cilës e ka veshur 136 herë (26 gola). Vitet më të bukura të karrierës i kaloi te Napoli.
Mesfushori luajti 520 ndeshje (121 gola) me kampionët e Italisë, duke vendosur rekordin si lojtari me më shumë paraqitje në historinë e klubit.
Përveç Napolit dhe Trabzonsporit, Hamsik luajti edhe me skuadra si Slovan Bratislava (Sllovaki), Brescia (Itali), Dalian Pro (Kinë) dhe Goterborg (Suedi).
/Shqip.com