Kurti: Të përkushtuar për mirëqenien e fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve sot është mbledhur Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.
Në këtë takim kryeministri i Kosovës, Albin, ritheksoi përkushtimin e qeverisë për të rritur mirëqenien e fëmijëve.
Sipas tij, mirëqenia e fëmijëve nuk është vetëm obligim ligjor dhe etik por edhe gur themel për shoqëri prosperuese.
Ai tha se të drejtat e fëmijëve janë përgjegjësi kolektive për të cilat duhet të angazhohen dhe punojnë krah për krah duke bashkuar forcat të gjitha institucionet, raporton KP.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve është krijuar për të komunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjen e të drejtave të fëmijëve, brenda Qeverisë, për të lehtësuar realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe për t’iu ofruar atyre mundësi të barabartë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.
/Shqip.com