Sokol Cikalleshi siguron mbijetesën në javën e fundit në Arabinë Saudite
Publikuar:
(31.05.2023 23:24:41)
Skuadra e Sokol Cikalleshit ka siguruar mbijetesën në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.
Al Khaleej triumfoi nw javën e fundit me rezultatin 3-1 ndaj Abha, edhe pse nga minuta e 52-të luajti me një lojtar më pak.
Sulmuesi shqiptar, pavarësisht se nuk arriti të realizonte në këtë sfidë, ishte pikë referimi në majën e sulmit, çka kuptohet edhe nga fakti që luajti titullar dhe qëndroi në fushë deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit.
Golat për Al Khaleej u shënuan në pjesën e dytë nga Lucas (47’) dhe Morato (74’ dhe 84’), duke zhvlerësuar golin e Al-Salouli të Abha në pjesën e parë.
Cikalleshi ishte ndër më të mirët për Al Khaleej gjatë gjithë sezonit, teksa ka shënuar në total 10 gola dhe ka dhënë tri asiste.
/Shqip.com