Tensionet në Veri, Kurti shtyn pjesëmarrjen në takimin e Bratisllavës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk dihet nëse do të shkojë në Forumin Global të Sigurisë GLOBSEK 2023. Ai e ka shtyrë vizitën e tij për shkak të zhvillimeve në vend.
Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.
“Ka qenë e planifikuar që të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është definitive ende nëse do të marrë pjesë ose jo”, u shpreh Kryeziu.
Gjatë së hënës situata ishte tejet e tensionuar në tri komunat veriore, në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Një numër i protestuesve serbë ishin ofruar tek objektet komunale për të penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në zyrat e tyre.
Kujtojmë se, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan gjatë përleshjes me protestuesit, tre nga ta me armë zjarri.
/Shqip.com