Lajme

Kusari: Fatkeqësisht Vuçiqit do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e vet

Kryetarja e grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila
Kryetarja e grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe banda e vet përpiqen ta destabilizojnë Kosovën.

Kusari, përmes një postimi në Twitter, ku bashkëngjiti edhe artikullin e 11 majit të mediumit New Jork Times për ndikimin e Vuçiqit në përshkallëzimin e situatës në Kosovë, tha se kjo do t’i kthehet bumerang atij nga populli i vet.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe banda e tij plotësisht të pranishëm në veri të Kosovës dhe përpiqet fuqishëm të destabilizuar të gjithë rajonin.

Fatkeqësisht Vuçiqit, do t’i kthehet bumerang nga njerëzit e tij”, ka shkruar Kusari në Twitter.

/Shqip.com