Lajme

Vandalizohet vetura e “Kanal 10” në Zveçan

Ekipit të televizionit “Kanal 10” i është dëmtuar vetura gjatë raportimeve në veri të vendit, në Zveçan.

Gjatë ditës, është raportuar edhe për sulme të tjera ndaj gazetarëve të cilët po raportojnë nga vendi i ngjarjes.

Më herët, persona të maskuar kanë shtyrë gazetaren, në Leposaviq.

Ndërsa, gjithashtu kanë thyer kamerën e televizionit “Tëvë1”.

AGK vazhdimisht ka dënuar sulmet e protestuesve serbë, ndaj gazetarëve.

/Shqip.com