Mediat franceze: Guardiola e kontakton yllin e PSG-së
Publikuar:
(29.05.2023 19:47:59)

Tash e disa muaj e ardhmja e asit brazilian të PSG-së, Neymar është e paqartë.
Braziliani është i lidhur me largimin nga Parisi gjatë kësaj verë.
Kampionët e Francës janë ndërtim të skuadrës së re për edicionin e ri, dhe siç raportohet, Neymar nuk është në planet e parisienëve.
Ish-ylli i Barcelonës është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Manchester Cityn.
Madje, sipas medieve francez, menaxheri i kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola e ka telefonuar brazilian për të pyetur rreth së ardhmes.
“Neymari i PSG-së, ka marrë një telefonatë nga menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola për të pyetur për qëllimet e tij gjatë kësaj verë”, shkruajnë mediumet franceze.
/Shqip.com