Te Bayerni festë dhe shkarkime

Bayern Munich e ka fituar titullin në Bundesliga, 11-ti me radhë. Megjithatë, kjo nuk ka ndihmuar Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn. Të dy thuhet se janë shkarkuar, sipas Maximillian Koch i AZ.
Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge janë kthyer në vendet drejtuese. Epoka e re e FC Bayern po ngjan shumë me të vjetrën.
“Kahn dhe Brazzo jashtë! Fillimi i plotë i ri te Bayern. Dreesen merr përsipër si CEO, pasuesi i Salihamidzic është ende duke u kërkuar. Hoenes, Rummenigge tani rikthehen në krye, siç raportohet”, ka shkruar Koch.
Mund të shihet ndryshimi i shprehjes së Salihamidzic pas pjesës së parë, pasi ai mund ta ketë ditur për shkarkimin. Nëse ky raport është i vërtetë, atëherë ai largohet me një rekord relativisht të përzier si drejtor sportiv.

‘Triplete’ u fitua me shumë nga blerjet e tij dhe ai ishte personalisht përgjegjës për marrjen e Jamal Musiala nga Chelsea, i cili shënoi golin e fitores së titullit në Bundesliga këtë sezon.
Ndërkohë, Oliver Kahn nuk do të shihet aspak me sy të mirë. Duke qenë arkitekti kryesor i shkarkimit të Nagelsmann dhe marrjes së Thomas Tuchel, shumë e shohin atë si arsyen e sezonit zhgënjyes të Bayern-it.
/Shqip.com