Besa Famgas e fiton titullin e kampionit të Kosovës në hendboll
Publikuar:
(25.05.2023 22:29:48)

Skuadra nga Peja, Besa Famgas ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll.
Besa e Pejës ka fituar titullin e kampionit për edicionin 2022/23.
Në finale të plejofit, Besa Famgas e mposhti Trepçën me rezultat 2:0.
Fitoren e dytë e shënoi të enjten mbrëma në “Minatori” me rezultat 37:30.
Skuadra pejane ka dominuar tërë ndeshjen dhe shënoi fitore bindëse për titullin e dhjetë rresht.
/Shqip.com