10 foshnje lindin para kohe në Shqipëri, shkak COVID-19

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, 10 nëna kanë kryer lindje të parakohshme për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore si pasojë e infektimit me Coronavirus.
Siç raporton Tv Klan, në Spitalin Infektiv vala e katërt ka sjellë rritje të shtrimeve të grave shtatzënë për shkak të komplikacioneve të rënda nga Covid, krahasuar me pikun e valës në Shkurt-Mars të këtij viti.
Pak ditë më parë Covid i mori jetën një 33-vjeçareje në muajin e katërt të shtatzënisë e shtruar në reanimacion në Spitalin Infektiv Covid-1.

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ngre me shqetësim mosvaksinimin e grave shtatzëna, thotë ky medium.
Ekspertët rekomandojnë vaksinimin si para edhe gjatë shtatzënisë për femrat, pasi sipas tyre, në këtë mënyrë ulin riskun për humbjen e jetës.
Sipas qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, gratë shtatzëna me simptoma të Covid kanë 70% risk për humbjen e jetës./SHQIP.com