Sondazhi i CNN: Trump dy herë më i pëlqyer se DeSantis
Publikuar:
(24.05.2023 21:28:46)

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon të mbajë një epërsi mes republikanëve, edhe pse guvernatori rival i Floridës, Ron DeSantis, po përgatitet të hidhet në garën presidenciale.
Trump mban një shumicë të plotë, duke udhëhequr me mbështetjen e 53 % të republikanëve në sondazhin e fundit të CNN/SSRS.
Kjo e vendos mbështetjen e tij në dyfishin e asaj të DeSantis, i cili planifikon të shpallë fushatën e tij në një bisedë në Twitter me Elon Musk dhe që sipas sondazhit merr 26 % të mbështetjes.
/Shqip.com