Real Madrid – Rayo Vallecano, publikohen formacionet zyrtare

Sonte në stadiumin Santiago Bernabeu zhvillohet ndeshja e javës së 36-të në La Liga ndërmjet Real Madridit dhe Rayo Vallecanos.
Los Blancos ndodhen në vend të tretë në renditjen tabelare dhe e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ashtu që nuk kanë ndonjë objektiv real në këtë sfidë.
Vallecano është akoma matematikisht në garë për një vend në Ligën e Evropës dhe do të përpiqet të marrë sa më shumë pikë.
Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Andoni Iraola i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Rudiger, Alaba, Nacho; Camavinga, Modric, Kroos; Valverde, Benzema, Rodrygo.
Rayo Vallecano: Dimitrievski; Balliu, Lejeune, Catena, F. Garcia; Comesana, Valentin; Palazon, Lopez, A. Garcia; Camello.
/Shqip.com