Futbollisti francez vendos të paraqitet për Kombëtaren e Spanjës
Publikuar:
(24.05.2023 18:26:43)

Mbrojtësi francez Robin Le Normand ka marrë nënshtetësinë e Spanjës dhe ai do të ndjekë hapat e Aymeric Laportes dhe Diego Costas duke qenë një spanjoll i natyralizuar nga Kombëtarja.
Sipas AFP, qendërmbrojtësi 26-të vjeçar i Real Sociedadit kishte filluar në shkurt procesin për të luajtur për skuadrën e trajnerit Luis de la Fuente.
Le Normand pritet të ftohet nga trajneri për finalet e Ligës së Kombeve në qershor, ku Spanja përballet në gjysmëfinale me Italinë.
Le Normand nuk ka luajtur më parë për Francën.
/Shqip.com