Sport Shqiptar

FIFA i jep lejen përfundimtare për të luajtur me Greqinë lojtarit që me herët ka qenë pjesë e Shqipërisë

Andreas Ndoji është zyrtarisht pjesë e Greqisë.

Mbrojtësi shqiptar zgjodhi që t’i largohej sërish Kombëtarja e Shqipëruisë për t’iu bashkuar grekëve.

 Por për shkak se lëvizje të kësaj natyre i kishte bërë jo pak herë më parë, dokumentat kërkuan kohën e tyre nga FIFA.

Kjo e ndaloj lojtarin e Olimpiakos që të debutonte më herët me Greqinë.

Megjithatë sipas lajmeve të fundit që vijnë nga mediat greke, Ndoji e ka zgjidhur çështjen me dokumentacionin dhe do të jetë gati për ndeshjet e qershorit që të luajë me Greqinë.

20-vjeçari, vlera e të cilit llogaritet mbi 2 milionë euro, ka luajtur këtë edicion në 21 ndeshje me Olympiacos në kampionat, duke spikatur teksa ka shënuar edhe një gol ndërsa konsiderohet si një potencial për përfaqësuesen helene.

Ndoj është aktivizuar më skuadrën e 15-vjeçarëve të Shqipërisë, më pas është bashkuar me 17 dhe 19-vjeçarët e Greqisë, për t’u rikthyer tek Shqipëria për ekipet e 20 dhe 21-vjeçarëve.

/Shqip.com