Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë
Publikuar:
(02.10.2021 15:22:05)

Një grabitje ka ndodhur në një market në rrugën “Gazmend Zajmi”, Prishtinë.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 13:00, të shtunën.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Dy persona kanë kryer këtë vjedhje, madje për ta realizuar atë kanë kërcënuar edhe me armë.
“Kanë grabitur një sasi parash, nga punëtorja e marketit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”. /Shqip.com