Senatori amerikan: Serbia të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, senatori amerikan Gary Peters, ka folur për raportet e ShBA-së, dhe Kosovës.
Peters tha se marrëdhënia e Kosovës e ShBA-së, është speciale, pasi sipas tij kanë marrëdhënie shumë të ngushta.
Ai tha se ShBA, do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën si dhe do të bashkëpunojë edhe në sigurinë kibernetike.
Ndërsa, Chris Murphy, tha se ShBA-ja e vlerëson përkushtimin e Kosovës për rend, ligj dhe luftim të korrupsionit.
Murphy shtoi se kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, duke kërkuar që Serbia mos ta pengojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Serbia duhet të ndalojë për të qenë pengesë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosova e ka marrë një zotim për t’u lejuar komunave që të bashkohen në një asociacion. Mendoj se zotimet sipas asaj marrëveshjeje të realizohen sa më shpejtë që është e mundur”.
/Shqip.com