Zelensky do të marrë pjesë personalisht në samitin e G7
Publikuar:
(19.05.2023 08:23:44)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë në Japoni këtë fundjavë për të marrë pjesë personalisht në një takim të liderëve të G7.
Derisa ishte konfirmuar se Zelensky do të shfaqej në samit përmes një lidhjeje online, ky udhëtim i tij ka ardhur si befasi.
Udhëheqësit e G7 pritet të shpallin sanksione të shtrënguara ndaj Rusisë dhe të debatojnë strategjinë për luftën gjatë samitit treditor, i cili fillon sot, shkruan Sky News.
Në të marrin pjesë liderë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe ShBA.
/Shqip.com