Sport Shqiptar

Zyrtare: Kosova U19 bëhet me trajner të ri

Agim Ademi dhe Adil Maliqi

I pari i FFK-së Agim Ademi e ka zyrtarizuar sot përzgjedhësin e Kombëtares U19. Në këtë pozitë ai e ka emëruar Adil Maliqin. I njëjti e pason trajnerin Ramiz Krasiniqi, i cili tash e tutje do ta mbajë pozitën e koordinatorit në U19.

Adil Maliqi i cili është lindur dhe rritur në Zvicër, ka të përfunduar akademinë e futbollit “Grasshopper Club Cyrih” dhe atë të “Fc Winterthur”.

Si futbollist, Maliqi ka qenë aktiv në Ligën e Parë të Zvicrës deri në vitin 2012.

Presidenti Ademi i uroi mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës trajnerit Maliqi duke i dëshiruar shumë suksese, e po ashtu edhe rezultate të mira me grup moshën U19.

Nga ana tjetër Maliqi falënderoi presidentin Ademi për besimin e dhënë dhe premtoi se do të punoi me shumë përkushtim për suksesin e Dardanëve.

Trajneri Maliqi theksoi se pozita e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës është ëndërr e kamotshme e tij, derisa përfaqësimi i shtetit të Kosovës përbën krenari.

/Shqip.com