Sport Ndërkombëtar

Klopp për Gakpo: Ai ushqehet me futboll

Gapko dhe Klopp

Jurgen Klopp pas fitores ndaj Leicester ka qenë i kënaqur dhe përveç rezultatit ka folur për mediet angleze edhe për disa nga lojtarët e tij, përfshirë Cody Gakpo.

“Në e transferuam një super lojtar të mençur. Për asnjë sekond nuk mendoj se është 24 vjeçar. Ai ishte kapiten tek ekipi paraprak dhe tash e kuptoj. Ai ushqehet me futboll!”, tha Klopp.

Gakpo ishte transferuar gjatë muajit janar tek Liverpool nga PSV për 42 milionë euro.

Ai kishte zhvilluar një kampionat të suksesshëm në Kupën e Botës, ku i kishte rënë në sy trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp.

/Shqip.com