Ekonomi

Raporti i BERZh: Kosova me rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Sheshi "Skenderbeu" Prishtinë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  ka publikuar sot parashikimin më të fundit për Perspektivat Ekonomike Rajonale.

Në këtë raport nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike.

Parashikimet e këtij institucioni për vendin tonë janë që këtë vit, Kosova të shënoj rritje ekonomike prej 3.5%.

Për vitin e ardhshëm, ekonomia jonë do të shënoj rritje për 4%.

“Prodhimi në Ballkanin Perëndimor, parashikohet të rritet me një normë prej 2.2 për qind në vitin 2023 mes erërave të kundërta nga presionet inflacioniste dhe një perspektive të ndrydhur për ekonomitë e përparuara në Evropë, përpara se të rritet deri në 3.4 për qind në vitin 2024. Me përjashtim të një rritjeje të rishikuar për Kosovën në vitin 2023, ku parashikimet e Bankës janë të pandryshuara nga shkurti”, thuhet në raportin e BERZH-it.

Pas Kosovës, është Mali i Zi që parashihet të shënoj rritje ekonomike prej 3.3%, pasuar nga Shqipëria me 2.5% dhe tri vendet tjera, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, me nga 2%.

/Shqip.com