Kurti sot takohet me kryetarët e komunave
Publikuar:
(15.05.2023 08:15:22)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën do të takohet me kryetarët e komunave.
Në këtë takim pritet të diskutohen tema me interes për nivelin lokal.
Takimi do të nisë në orën 10 në ndërtesën e Qeverisë.
Ky është takim koordinues i radhës në mes të kryeministrit, ministrave dhe zëvendësministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të komunave.
/Shqip.com