Lajme

Krujë, arrestohet një 44-vjeçar që hodhi fletëvotimin e tij dhe të së ëmës

Një person është arrestuar në qendrën e votimit në Krujë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 44-vjeçari, është arrestuar pasi ka shkuar në qendrën e votimit dhe ka marrë me vete fletëvotimin e tij dhe të nënës së tij e më pas ka dalë nga qendra e votimit, i ka dëmtuar ato dhe i ka hedhur në koshin e mbeturinave.

“Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasin B. T., i cili pasi ka marrë me vete 2 fletët e votimit (të veten dhe të nënës), ka dalë nga Qendra e Votimit, i ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur ato në koshin e mbeturinave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, shtetasi B. T., 44 vjeç, banues në Tapizë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

/Shqip.com