Honda mendon për veturën elektrike sportive

Honda po përgatitet të festojë 75 vjetorin këtë vjeshtë dhe thashëthëmet janë se kompania japoneze e automjeteve po planifikon të debutoj me një veturë sportive.
Sidoqoftë, Honda nuk ka pasur një përvojë të mirë me veturat e këtij spektri, por gara për nxjerrjen e veturave elektrike, mund të ketë ndikuar tek menaxhmenti të rimendoj kthimin e tyre.
Dhe mundësia është që të ringjallet modeli i quajtur S2000.
Thashethemet që u ndezën kohëve të fundit e lidhën kompaninë me sjelljen e dy modeleve nga viti 2024.
Pos modelit S2000 që mund të jetë me përmasa të versionit aktual, por si një modifikim i përziet me motorin e modelit Civic Type R.
Kohët e fundit, kompania ngacmoi publikun me fotot e dy makinave sportive elektrike dhe njëra mund të jetë pasardhësi i S2000.
/Shqip.com