Plagosen dy persona me armë zjarri në veri
Publikuar:
(13.05.2023 10:45:59)

Dy persona janë plagosur në mesnatë me armë zjarri në veri të Mitrovicës.
Rastin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili shtoi se dy personat e plagosur janë dërguar për trajtim në spital.
Sipas tij, jeta e tyre nuk është në rrezik.
“Rreth orës 2:00 e kemi marr informatën për dy persona të plagosur. Ata janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, tha për Shqip.com, Veton Elshani.
/Shqip.com