Plagosen dy persona, u përdorën armë e thikë
Publikuar:
(12.05.2023 21:03:31)

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë mbetur të plagosur nga një përleshje që ka ndodhur në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Klinë.
Zëdhënësi i policisë për Pejë, Fadil Gashi, ka njoftuar se policia është njoftuar në orën 19:20 dhe në përleshje janë përdorur armë të zjarrit dhe thika.
Tutje, ai tha se të lënduarit janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Pejës.
/Shqip.com