Abazoviq pranon vendimin e Gjukanoviqit: Po shkojmë në zgjedhje

Kryeministri në largim i Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se nuk ka kompetencë të ndërhyjë në punën e parlamentit dhe se zgjedhjet duhet të mbahen më 11 qershor.
Ai ka deklaruar se nuk ka hequr dorë prej qëndrimit se Milo Gjukanoviq nuk kishte të drejt të shpërndajë parlamentin.
“Por, unë nuk po heq dorë nga qëndrimi im për të cilin jam i bindur dhe një gjë po e përsëris sërish si papagall, nesër mos ia mohoni presidentit të ri të Malit të Zi. Jakov Milatoviq se mund të shpërndajë parlamentin në çdo moment. A kishte ai një arsye, nuk e kishte.
Nuk duhet t’ia lejojmë një njeriu të drejtën për të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e parlamentit të shtetit në çdo moment. Për mendimin tim është vërtet çmenduri, por në Mal të Zi nuk ka befasi, po shkojmë në zgjedhje dhe nuk ka asnjë problem. Mezi po e pres fushatën”, ka thënë Abazoviq, raporton RTCG.
/Shqip.com