Lajme

Disa OJQ kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e të gjithë anëtarëve të OShP-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE
Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE

Disa organizata joqeveritare po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shkarkojë të gjithë anëtarët e OShP-së.

Sipas tyre Qeveria nuk duhet ta shkarkojë vetëm njërën prej anëtarëve të OShP-së.

‘’Organizatat e shoqërisë civile (OJQ-të) të poshtëshënuara reagojnë kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që vetëm anëtarja e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (tutje OSHP) respektivisht Kryetarja e Panelit Shqyrtues në rastin e insulinave, Kimete Gashi, të propozohet për shkarkim nga ana e Kuvendit, duke e vlerësuar si vendim selektiv, i cili aministon nga përgjegjësia anëtarët e tjerë të Bordit të OShP-së që votuan njëjtë sikurse e propozuara për shkarkim. OJQ-të i bëjnë me dije Qeverisë së Republikës së Kosovës se votimi në shqyrtimin e prokurimit është i ndërtuar sipas parimit “një anëtarë, një votë”, pavarësisht rolit të anëtarit në panele, siç janë kryetar, referues apo anëtar’’ thuhet fillimisht në reagim.

Sipas OJQ-ve, vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Kimete Gashit është diskriminues dhe selektiv, si dhe cenon parimet Kushtetuese të Republikës së Kosovës, siç është ai i barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit.

/Shqip.com